U vra në “derë të shtëpisë”, detaje nga ekzekutimi i “Manecit” të Sukthit (Emri)

19 May 2022, 09:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U vra në “derë të shtëpisë”, detaje nga

Zbardhen detaje të reja për ekzekutimin e Arben Mërkurit mbrëmjen e kaluar në Sukth, në atentat kanë marrë pjesë të paktën dy persona. Njëri prej tyre ka zbritur nga makina me armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtin të dyqanit të Arben Mërkurit.

Ismaili është hetuar për shumë ngjarje të rënda ku dyshohej si protagonist, mes të tjerave edhe për vrasje të dyshuara për figura të spikatura të krimit, por asgjë nuk është e dokumentuar. Kamerat e sigurisë afër vendit ku ndodhi vrasja në Sukth, kanë fiksuar makinën me të cilën autorët u larguan pas krimit.

Ata dyshohet se janë të vjedhura, një skemë tipike kjo në krime të këtyre përmasave. Sipas dëshmitarëve, një makinë luksoze ngjyrë gri ka ndaluar para lokalit të viktimës. Në të ndodheshin 2 persona. Njëri ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa thuhet se ka qenë i maskuar. Pasi kanë kryer ekzekutimin e Ismailit, makina është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.


Video