Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksion kundër krimit të organizuar po zhvillohet nga SPAK, në disa qytete të vendit, në Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës dhe në Fier.
SPAK ka kërkuar arrestimin e Suel Çelës, Ervis Martinajt, Fatos Gosës (banda e Peqinit) dhe Sokol Sanxhaktarit (i arrestuar tashmë për një vepër tjetër penale, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini). Po ashtu SPAK ka urdhëruar arrestimin e shtetasit Kamer Merja në Elbasan, një personazh i njohur i botës së krimit, në qytetin ku ndërveprojnë grupet kriminale.
Hetimet për aksionin e sotëm udhëhiqen nga 3 prokurorë, Doloreza Musabelli, Behar Dibra dhe Altin Dumani, ndërkohë që janë 3 grupe kriminale të goditura.