Kreu i SPAK Arben Kraja dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano dhanë sot detaje mbi operacionin “Golden bullet”, në kuadër të të cilit janë lëshuar 32 urdhër arreste.
Në konferencën për mediat, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano njoftoi emrat e personave ndaj të cilët është ekzekutuar urdhër arresti.
Emrat e publikuar kanë qenë pjesë e 8 grupeve të fuqishme kriminale, dhe kontribut në “zbërthimin” e tyre ka pasur edhe dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani. Njëri prej këtyre emrave është Leonard Palushi, një prej krerëve të policisë në Lezhë.
Emrat e të arrestuarve:
Nuredin Dumani
Henrik Hoxha
Ardian Uzuni
Altin Ndoci
Skerdi Tasi
Leonard Palushi
Fatos Gosa
Erion Alibej
Gentajan Sharra,
Florenc Cekrezi
Elvis Koci,
Ilirjan Feci,
Petrit Qoli,
Agron Qoli,
Agron Qafa,
Artan Plaka,
Besjan Xhixha