Operacioni i SPAK/ Në rrjetë edhe avokati i njohur që mbronte klientë VIP të krimit (Emri)

19 May 2022, 12:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Operacioni i SPAK/ Në rrjetë edhe avokati i njohur që mbronte
Alban Bengasi

Detaje të reja nga aksioni që ka ndërmarrë SPAK, në lidhje me goditjen e disa grupeve të fuqishme kriminale që operojnë në vendin tonë.

Nga hetimet e prokurorisë së Posaçme ka dalë edhe emri i një avokati të njohur, Alban Bengasi, i cili ka mbrojtur disa klientë VIP të botës së krimit. Mëngjesin e sotëm është ushtruar kontroll edhe në banesën e avokatit.

SPAK ka lëshuar urdhër arresti për avokatin Alban Bengasi, i cili dyshohet se ka kërkuar nga grupe kriminale që të hedhë në erë makinën e ish-bashkëshortes së tij.

Operacioni është në vijim dhe nuk dihet ende nëse është arrestuar apo jo avokati në fjalë, i cili gjatë punës së tij ka bërë edhe mbrojtjen e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale në gjyq.


Video