Rama "harron" kritikat ndaj SPAK, e lavdëron për goditjen e krimit: Respekte!

19 May 2022, 16:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama "harron" kritikat ndaj SPAK, e lavdëron për goditjen e
Arben Kraja dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar operacionin e sotëm të SPAK dhe Policisë së Shtetit, ku u lëshuan 32 urdhër-arreste për goditjen e bandave të krimit, edhe pse disa prej tyre ndodheshin prej muajsh pas hekurave, ndërsa "kokat" e krimit si Ervis Martinaj, Suel Çela dhe Talo Çela vazhdojnë ende të jenë në kërkim.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se ky operacion është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar.

"Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!" - shkruan Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Rama dhe një pjesë e ministrave dhe deputetëve të mazhorancës kritkuan SPAK-un se pse nuk heton ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.


Video