Detajet të reja janë zbardhur nga çmontimi i bandave të krimit dhe 32 urdhër arrestet e lëshuara sot nga SPAK. Burime për mediat bëjnë me dije se Suel Çela, i cili është ende në kërkim nga Policia, ka porositur ekzekutimit e administratorit të një shkolle në Tiranë, Lulzim Masha, krim i mbetur në tentativë.
Mbi tentativën e vrasjes së Lulzim Mashës, policia ka arrestuar në muajin Janar, shtetasin Skerdi Tasi, i cili dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast.
Atentati ndaj z. Masha ndodhi në 18 janar 2022, ku i arrestuari Skerdi Tase dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij.
31-vjeçari Tase, akuzohet për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Suel Çela u bë i njohur gjithashtu dhe nga pamjet e publikuara në media ku në shtator të 2017-tës përplasi me Audin e zi, të blinduar makinën e zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi, ngjarje e ndodhur tek tregu ushqimor i Elbasanit.