Komisioni i Rithemelimit ka dorëzuar një kallëzim penal për kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Flamur Kapllani dhe kancelarin e kësaj gjykate, Donald Xhelili.
Komisioni i Rithemelimit i akuzon ata për shpërdorim detyre, pasi pretendon se gjykata nuk i jep vendimin e e gjyqtares Blerina Muçaj e cila pranoi ankimin e Enkelejd Alibeaj për ndryshimet në statut. Sipas Rithemelimit, gjykata nuk e jep qëllimisht atë vendim.
"Në vijim të qendrimit te bere publik nepermjet deklarates se ditës se diel, dhe ne mungese te reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, Partia Demokratike e Shqiperise ka paraqitur sot kallzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit te gjykates se Tiranes, te cilet ne menyre te qellimshme ende nuk i komunikojne zyrtarisht Partise Demokratike vendimet gjyqesore te cilat cenojne interesa te ligjshem te saj.
Partia Demokratike ben thirrje per organet ligjzbatuese qe te hetojne dhe vene para pergjegjesise ligjore kedo i cili me veprime te paligjshme tenton te ndikoje proceset ligjore ne shqyrtim nga gjykatat, pavaresisht pozicionit qe mban!" - thuhet nga njoftimi zyrës së shtypit të Rithemelimit.
Më herët ka patur një reagim dhe nga Gjykata e Apelit, e cila tha se Komisioni i Rithemelimit me deklaratat e saj publike po synon të ushtrojë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi çështjen për statutin e PD-së.