Bordi ndryshon sërish pas 24 orësh çmimet a naftës dhe benzinës

19 May 2022, 16:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bordi ndryshon sërish pas 24 orësh çmimet a naftës dhe
FOTO ILUSTRUESE

Pas 24 orësh, Bordi i Menaxhimit të Hidrokarbureve ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Çmimi i naftës ka pësuar një ulje pasi do të tregtohet me pakicë me 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 217lekë/litër.

Po ashtu edhe çmimi i benzinës ka pësuar ulje, pasi Bordi ka vendosur që çmimi me pakicë do të jetë 229 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 217 lekë/litër.

Ka mbetur i pandryshuar çmimi i gazit, i cili do shitet me pakicë me 90 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë 78 lekë/litër

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Video