Elisa, nuk mund të kritikosh modelin dhe të kursesh arkitektin e...
20 Nëntor, 00:34Fokus

Protesta e qytetarëve dhe të rinjve para Kryeministrisë përfundoi me një akt simbolik.
Protestuesit kanë shkruar në muret e godinës së Kryeministrisë mesazhin “28 Nëntor dorëheqje”, duke përcjellë kërkesën e tyre për largimin e kreut të qeverisë.

Më 28 Nëntor është njoftuar një protestë kombëtare me pjesëmarrjen edhe të diasporës. Edhe PD ka njoftuar protestë në të njëjtën datë.
Protesta e sotme nisi fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit dhe pas dy orë qëndrimi marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit për tu pozicionuar përpara kryeministrisë.
Protesta vijoi pa ndonjë incident apo ndonjë përplasje me policinë, përveçse momentit të djegies së kazanëve të mbeturinave gjatë marshimit në rrugën “Mylsym Shyri”.