VIDEO/ Tifozëve të Feyenoord s'ju iket nga Tirana, ju bashkohen tifozëve bardheblu në "Selman Stërmasi"

26 May 2022, 19:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Tifozëve të Feyenoord s'ju iket nga Tirana, ju bashkohen
Tifozët e Feyenoord në "Selman Stërmasi"

Sot u luajt java e fundit për këtë sezon të Kategorisë Superiore dhe një prej dueleve ishte Tirana-Kukësi, e cila përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të vrilindorëve.

Por, në stadiumin "Selman Stërmasi" ishin disa "mysafirë" të veçantë. Bëhet fjalë për një grup tifozësh të Feyenoord, që siç duket nuk kanë ikur ende nga Tirana edhe pse ekipi tyre humbi finalen e Ligës së Konferencës përballë Romës.

Dhjetra tifozë holandezë kanë vendosur banderolat me simbolet e klubit të tyre në "Selman Stërmasi" dhe kanë nisur brohoritjet duke ju bashkuar atyre të tifozëve bardheblu.

Duket se tifozët e Feyenoord janë dashuruar me kryeqytetin shqiptar, duke mos u larguar prej tij, ende.




Video