I dha fitoren Romës, flet Zaniolo: Realizova ëndrrën e fëmijërisë

25 May 2022, 23:56Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I dha fitoren Romës, flet Zaniolo: Realizova ëndrrën e

Nicolo Zaniolo ishte heroi i Romës në finalen kundër Feyenoord në Conference League dhe pas ndeshjes italiani deklaroi për Sky:

“Jam shumë i lumtur, shumë i lumtur, është një emocion i jashtëzakonshëm. Ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë dhe e bëra realitet”.

“Tifozët janë fantastikë, po ashtu të pabesueshëm sonte, kjo fitore është për ta. Jemi skuadër e fortë, as nuk e dimë sa, tani po e shijojmë këtë fitore”.

“Dedikim? Për nënën time, babain tim, motrën time, për të gjithë familjen time që më kanë qenë gjithmonë pranë ndër vite”, përfundoi Zaniolo.


Video