VIDEO/ Tension në stadium, disa tifozë të Romës futen në tribunën e holandezëve dhe e pësojnë

25 Maj 2022, 20:59Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Tension në stadium, disa tifozë të Romës futen

Një përplasje mes tifozëve është regjistruar në katin e dytë të tribunës ku ndodhen tifozët e Fejnordit. Disa tifozë të Romës në mënyrë të pashpjegueshme kanë hyrë në vendet e tifozëve holandezë.

Kjo ka shkaktuar edhe tension në stadium. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë, që tifozi të nxirrej jashtë kësaj zone të nxehtë, për të shmangur një përplasje akoma më të rëndë, që do ia prishte bukurinë kësaj mbrëmje.

 


Vox Pop

Video