Në orën 21:00, Roma dhe Feyenoord do të diskutojnë në stadiumin Air Albania të parën finale në historinë e Conference League. Verdhekuqve iu mungon një finale europiane prej 31 vitesh të cilën për herë të fundit e humbën kundër Inter në UEFA Cup, ndërsa këtë radhë do të kërkojnë një fund të lumtur.
Nga ana tjetër, holandezët mbërrijnë në finalen e Tiranës me një rekord prej tre fitoresh në finalet që kanë luajtur dhe do të mundohen të mbesin besnikë të kësaj statistike. Sakaq, trajnerët përkatës kanë përzgjedhur formacionin titullar me Jose Mourinhon që ka ulur në stol Marash Kumbullën, lojtarin që luan në shtëpinë e tij. Ndërkohë, italianët në sulm i udhëheq Tammy Abraham, i cili në krahun tjetër ka një duel me Cyriel Dessers nga i cili tekniku Arne Slot nuk heq dorë.
Ndërkohë, autobusi i skuadrës së Romës është pritur nga tifozë të shumtë.
Formacionet zyrtare:
Roma: Rui Patricio, Karsdrop, Mancini, Ibanez, Smalling, Zalewski, Zaniolo, Pellegrini, Cristante, Mkhitaryan, Abraham
Feyenoord: Bijlow, Malacia, Senesi, Trauner, Geertruida, Til, Aursnes, Kokcu, Sinisterra, Dessers, Nelson