Nga Luis Figo te Françesko Toti, personalitetet që do jenë në finalen e Tiranës

24 May 2022, 20:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga Luis Figo te Françesko Toti, personalitetet që do jenë
Luis Figo dhe Françesko Toti

Disa nga personalitetet më të mëdhenj të futbollit botëror do të jenë të pranishëm në ndeshjen finale të Ligës së Konferencës (UECL) mes Romës dhe Fejnordit, që do të zhvillohet në “Air Albania” më 25 maj.

Ish-futbollistë si Luis Figo, Françesko Toti, Rud Gulit Zibi Boniek do të jenë në stadium.

Ndërkohë, në “Air Albania” ka konfirmuar prezencën e tij edhe ish-kryeministri i Italisë, Masimo D’Alema, apo edhe kantautori i famshëm roman, Antonelo Venditi, një prej ultrasve më të spikatur të skuadrës verdhekuqe.

Në Tiranë pritet të vijnë nesër 70-80 mijë tifozë.


Video