Mourinho: Finale e bukur në një stadium e vend të bukur, jemi të gjithë të lumtur

25 May 2022, 23:53Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mourinho: Finale e bukur në një stadium e vend të bukur, jemi
Jose Mourinho

Trajneri i Romës Jose Mourinho foli pas fitimit të Conference League në finalen ndaj Feyenoordit (1-0) që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. “Special One” u shfaq i lumtur për këtë sukses, teksa deklaroi:

“Jam shumë i lumtur, djemtë kanë punuar shumë gjatë gjithë sezonit. Ishte një fitore shumë e madhe. Kemi luajtur 55 ndeshje, vetëm Rui Patricio ka luajtur 54 ndeshje si titullar.

Publiku? Ishte një finale e bukur në një stadium të bukur. U ndjeva shumë mirë, arritëm të fitonim finalen. Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi, kështu që jemi të gjithë shumë të lumtur”, deklaroi trajneri portugez i Romës.

 


Video