VIDEO: Tërbohet Mourinho në dhomat e zhveshjes, merr birrën në dorë dhe kërcen me futbollistët

26 May 2022, 12:48Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Tërbohet Mourinho në dhomat e zhveshjes, merr birrën
Mourinho në dhomat e zhveshjes

Roma e Jose Mourinhos ia doli të triumfonte mbrëmjen e djeshme përballë Feyenoord në finalen e parë të Conference League e cila u zhvillua  në “Air Albania”.

Trofeu u parë i Romës pas 31 vitesh dhe finalja e pestë e “Special One” e fituar në kompeticionet europiane, nga pesë që ka luajtur.

Festa në fushën e “Air Albania” ishte e madhe, ndërsa portugezi shpërtheu në lot gëzimi.

Nga fusha, festa është spostuar në dhomat e zhveshjes, aty ku Mourinhos është bërë pjesë, teksa shihet duke kërcyer dhe kënduar me birra në dorë me lojtarët që kishin hipur mbi tavolinë.

 


Video