"Priten dy koka" trajnerësh pas ndeshjeve të para të Champions, e pëson Tuchel dhe ...

7 September 2022, 11:36Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Priten dy koka" trajnerësh pas ndeshjeve të para të
Thomas Tuchel

Humbja në sfidën e parë të Champions ka "prerë dy koka" trajnerësh.

Chelsea ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel pas humbjes së londinezëve në Zagreb ndaj Dinamos, me rezultatin 1-0.

Nga ana tjetër, humbja me rezultatin 4-1 në shtëpi ndaj Shaktar Donjetsk mbrëmjen e djeshme, i ka kushtuar shumë edhe trajnerit të Lajpcigut, Domeniko Tedeskos.

Klubi gjerman ka shkarkuar me efekt të menjëhershëm 36-vjeçarin italian nga detyra e trajnerit pas disfatës së mbrëmjes së djeshme ndaj ukrainasve të Shaktarit.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Bundesligës me anë të komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke deklaruar gjithashtu shkarkimin edhe të dy zv.trajnerëve, Andreas Hinkel dhe Maks Urvantshki.

 


Video