
Nesër në mbrëmje në raundin e parë të sezonit të ri të Champions League do të takohen dy ekipet e mëdha evropiane. Për herë të parë pas pesë vjetësh, Interi dhe Bayerni do të zbresin në orën 21:00, në stadiumin e San Siros.
Sfida pritet të jetë tejet emocionuese për tifozët e futbollit edhe për shkak të suksesit por dhe rivalitetit që mbartin këto dy ekipe mes tyre.
Por për shqiptarët, kjo sfidë ka diçka të veçantë që na përket të gjithëve, UEFA i ka besuar rolin e rëndësishëm zyrtarit të Federatës Shqiptare, Sokol Jareci.
VoxNews mëson se Sokol Jareci do të jetë vëzhguesi që do të vlerësojë gjashtëshen e arbitrave francezë Clement Turpin, arbitër kryesor, i asistuar nga Cyril Gringore dhe Jérôme Brisard dhe dyshja Willy Delajod, Ruddy Buquet në VAR që do të gjykojnë ndeshjen e nesërme.