Allegri me “dhimbje koke” para PSG, Juventus humbet Di Marian

5 September 2022, 17:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Allegri me “dhimbje koke” para PSG, Juventus humbet Di Marian
Di Maria

Juventus nis të martën rrugëtimin në Champions League teksa bardhezinjtë i pret një ndeshje e vështirë ndaj PSG së yjeve.

Por, për ta bërë edhe më të pamundur misionin e bardhezinjve, mendon fati që tashmë duket sikur punon kundër italianëve. Kjo sepse Angel Di Maria nuk mund të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me PSG, teksa argjentinasi vijon të vuajë dëmtimet muskulore.

Në fakt, sinjalet negative për sulmuesin anësor erdhën prej ndeshjes së fundjavës kundër Fiorentinës kur trajneri Massimiliano Allegri e zëvendësoi Di Maria në minutën e 46-të.

Mirëpo, stafi teknik i Juventus kishte besim se Di Maria do të mund të stërvitej normalisht dhe të zbriste në fushë për të sfiduar ish-ekipin e tij.

Gjithsesi, diçka e tillë nuk mund të realizohet teksa emri i 34-vjeçarit mungon në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Allegri, ndërsa mbetet të kuptohet se për sa kohë, Di Maria nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës.


Video