Manchester United shkërmoq Arsenalin në “Old Trafford”

4 September 2022, 19:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manchester United shkërmoq Arsenalin në “Old Trafford”
Rashford duke festuar

Manchester United i ka shkaktuar humbjen e parë Arsenalit në Premier League. Topçinjtë” kishin regjistruar pesë fitore radhazi.

Anthony Santos në debutim shënoi menjëherë. Mister 100 milionëshit i mjaftuan pak më shumë se 30 minuta lojë për t'u bërë braziliani më i ri që shënon në debutim në Premier.

22-vjeçari i hapi rrugën suksesit që u konfirmua nga dy golat e Rashford të asistuar nga Bruno Fernandes e Christian Eriksen.

Në krahun tjetër, Saka barazoi përkohësish,t por goli rezultoi i pamjaftueshëm për të evituar disfatën e parë. Arsenal vazhdon të kryesojë me 15 pikë, por diferenca me Tottenham e Manchester City ngushtohet në vetëm 1 pikë.


Video