Pogba, mesazh Juves: Kur ambienti rreth meje më do, jap më të mirën

7 June 2022, 13:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pogba, mesazh Juves: Kur ambienti rreth meje më do, jap më të
Paul Pogba

“Nëse jam në sintoni me skuadrën, tifozët, me klubin që të njeh dhe të do, unë ashtu si gjithë lojtarët mund të jap më të mirën”, deklaroi francezi.

“Nëse je i çlirët mendërisht dhe kënaqesh, ke performancë të mirë. Duhet të ndjehesh rehat aty ku luan dhe me personat me të cilët luan. Është gjëja më e rëndësishme”.

Me këto fjalë Paul Pogba, hap intervistën e tij për mikrofonat e “Uniterrupted”.

Kjo javë mund të jetë deçizive për kthimin e tij te Juventus, por Pogba tregoi se nuk e ka me nxitim:

"Po marr kohë, po mendoj dhe po plotësoj copëzat e puzzle. Dua më të mirën, dua të luaj futboll dhe të jem vetvetja", tha ai./VoxNews


Video