Dy ditë pas emërimit, Fation Shehu prezanton drejtuesit e rinj të Doganës së Tiranës dhe Durrësit

26 Nëntor 2026, 19:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy ditë pas emërimit, Fation Shehu prezanton drejtuesit e rinj të

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Fation Shehu ka prezantuar sot me stafin, drejtuesin e ri të Degës Doganore Tiranë, Denis Shabani dhe drejtuesin e ri të Degës Doganore Durrës, Enton Shehu, menjëherë pas marrjes së detyrës dy ditë më parë.

Shehu vlerësoi profilin profesional dhe përvojën 27-vjeçare të Denis Shabanit në administratën doganore, duke shprehur besimin se drejtimi i tij do të kontribuojë në vijimësinë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së kësaj dege doganore.

Njëkohësisht, drejtori i Përgjithshëm kërkoi nga punonjësit përkushtim, përgjegjshmëri dhe tolerancë zero ndaj fenomeneve negative, me synim garantimin e një shërbimi sa më efikas dhe profesional.

Shehu vlerësoi gjithashtu kontributin dhe punën e deritanishme të drejtuesit Erion Ricku, i cili përfundon detyrën si drejtues i Degës Doganore Tiranë, duke e falënderuar për angazhimin dhe përgjegjësitë e ushtruara gjatë drejtimit të kësaj strukture.

Edhe në Durrës, në një takim me punonjësit e kësaj strukture, drejtori i Përgjithshëm vlerësoi përvojën e prej më shumë se 10 vitesh të Enton Shehut në administratën doganore, duke e konsideruar atë një njohës të mirë të proceseve dhe përgjegjësive që shoqërojnë këtë detyrë. 

Nisur nga rëndësia strategjike e Degës Doganore Durrës në administrimin e veprimtarisë tregtare dhe në funksionimin e sistemit doganor, Fation Shehu theksoi se kjo strukturë kërkon një angazhim të vazhdueshëm për rritjen e eficiencës dhe përmirësimin e proceseve të punës. 


Vox Pop

Video