SPAK çon për gjykim grupin kriminal të Igli Kamberit që trafikonte drogë dhe pastronte paratë mes Italisë dhe Shqipërisë! (Si funksiononte skema, zbulohet roli i bashkëshortes së tij)

26 Nëntor 2026, 13:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK çon për gjykim grupin kriminal të Igli Kamberit që
Igli Kamberi

SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme 10 persona, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë, duke u përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, pastrimin e parave dhe vepra të tjera të rënda penale, përfshirë vrasjet me dashje.

Hetimet janë zhvilluar nga një skuadër e përbashkët hetimore mes SPAK-ut dhe Prokurorisë së Posaçme Antimafia (DDA) të Barit, në Itali, me mbështetjen e Eurojust.

Në qendër të skemës, sipas hetimeve, ishte Igli Kamberi, i cili menaxhonte aktivitetin e trafikimit të drogës në Itali dhe vendoste për destinacionin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Ndërsa Ergys Kastrati, i njohur edhe si Bishja, dyshohet se shërbente si furnizues dhe ndërlidhës mes anëtarëve të grupit, duke dhënë porositë për marrjen e parave në Itali.

Një rol të rëndësishëm në mekanizmin e pastrimit të parave kishte edhe bashkëshortja e Igli Kamberit, Nevila Kamberi. Sipas SPAK-ut, ajo administronte arkën e grupit dhe vendoste për shumat që do të transferoheshin, personat që do të transportonin paratë dhe destinacionin e tyre në Shqipëri.

Si funksiononte skema e transportimit të parave?

Sipas hetimeve, paratë e përfituara nga shitja e lëndëve narkotike në Italinë e Jugut dhe zona të tjera të vendit transportoheshin drejt Shqipërisë përmes një mekanizmi të organizuar dhe të koordinuar.

Për të shmangur kontrollet e autoriteteve dhe gjurmimin e shumave monetare, grupi përdorte kryesisht shoferë të transportit ndërkombëtar dhe korrierë, të cilët i kalonin paratë përmes rrugëve informale.

Shumat fshiheshin në automjete ose mes sendeve të zakonshme, si veshje të përdorura. Transportuesit shpërbleheshin me një përqindje të shumës që arrinin të transferonin.

SPAK ka dokumentuar edhe një rast konkret të kësaj skeme. Më 14 nëntor 2024, në Pikën e Kalimit Kufitar të Murriqanit, në Shkodër, gjatë një kontrolli të koordinuar në kuadër të hetimit të përbashkët, u sekuestruan 680.595 euro.

Paratë ishin fshehur në një hapësirë të përshtatur posaçërisht në automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targa AB216RE, që drejtohej nga Lefter Nelaj.

Roli i secilit prej të pandehurve

Sipas dosjes hetimore, përveç Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit, mekanizmi i grupit funksiononte përmes disa personave të tjerë, të cilët kishin detyra të përcaktuara.

Edi Brahaj koordinonte zbatimin e porosive dhe kontrollonte transportuesit, duke u dhënë udhëzime për itinerarin, fotografimin, paketimin dhe fshehjen e parave.

Bardhok Gjergji përcillte porositë për marrjen e shumave monetare, duke shërbyer si një tjetër hallkë e mekanizmit.

Lefter Nelaj ishte një nga transportuesit e parave. Sipas SPAK-ut, ai ndiqte udhëzimet e koordinatorëve dhe dërgonte fotografi të shumave të marra, si dhe informacione mbi grumbullimin dhe transferimin e tyre.

Ndërkohë, Nevila Kamberi, bashkëshortja e Igli Kamberit, administronte arkën e grupit dhe vendoste për shpërndarjen e parave, transportuesit dhe destinacionin e tyre në Shqipëri.

Edhe Dituri Buzi kishte një rol në këtë mekanizëm. Ajo bashkëpunonte me vajzën e saj, Nevila Kamberi, dhe Saimir Pirrën për transferimin e parave nga Italia drejt Shqipërisë. Sipas hetimeve, ajo ishte në dijeni të origjinës kriminale të shumave monetare dhe ishte bërë pjesë aktive e mekanizmit të ruajtjes dhe transferimit të tyre.

Saimir Pirra dyshohet se ka transportuar fizikisht shuma monetare në dy episode të dokumentuara, në koordinim me anëtarët e tjerë të grupit.

Sokol Fusha ishte gjithashtu pjesë e zinxhirit të transportimit të parave, duke kaluar shuma të fshehura në vende të ndryshme nga Italia në Shqipëri.

Ndërsa Idajete Kurti, e cila kishte lidhje familjare me Igli Kamberin, dyshohet se shërbente si person i besuar për marrjen dhe ruajtjen e përkohshme të parave në banesën e saj, me qëllim shmangien e sekuestrimit të tyre.

NJOFTIMI i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.243/1 të vitit 2026, në ngarkim të të pandehurve:

1.      Igli Kamberi, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

2.      Ergys Kastrati alias Bishja, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

3.      Nevila Kamberi, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

4.      Idajete Kurti, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

5.      Bardhok Gjergji, i akuzuar për veprat penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

6.      Lefter Nelaj, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

7.      Edi Brahaj, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

8.      Dituri Buzi, e akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

 

9.      Saimir Pirra, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

10.  Sokol Fusha, i akuzuar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287/1/a dhe b, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Hetimet për këtë procedim penal janë kryer në Shqipëri dhe Itali nga një Skuadër e Përbashkët Hetimore, mes Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokurorisë DDA të Barit,Itali, me mbështetjen e Eurojust. Gjatë hetimit të kryer në Itali dhe Shqipëri është dokumentuar aktiviteti kriminal i kryer nga shtetas shqiptarë dhe italianë, të cilët duke vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer vepra penale si trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, vrasje me dashje, pastrim të produkteve të veprës penale etj. Gjithashtu gjatë këtij hetimi janë dokumentuar episode të transferimit të vlerave të ndryshme monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal i tregtimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Italinë e Jugut dhe në zona të tjera të Italisë, duke i dërguar më pas vlerat monetare të përfituara drejt Shqipërisë, me qëllim pastrimin dhe mbulimin e origjinës së paligjshme të  tyre.

Paratë transportoheshin në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, kryesisht me shoferë të transportit ndërkombëtar ose me korrierë, përmes rrugëve informale, për të shmangur kontrollet nga agjencitë ligjzbatuese dhe gjurmimin e tyre. Ato fshiheshin në automjete ose mes sendeve të zakonshme, si veshje të përdorura. Transportuesit shpërbleheshin me një përqindje të shumës së transportuar.

Më 14.11.2024, në Pikën e Kalimit Kufitar të Murriqanit, Shkodër, gjatë një kontrolli të koordinuar me hetimin e përbashkët, u sekuestrua shuma prej 680.595 euro, e fshehur në një  vend të përshtatur enkas në automjetin “Mercedes Benz” me targë AB216RE, me drejtues shtetasin Lefter Nelaj.

Hetimet e kryera për këtë grup kriminal kanë mundësuar identifikimin e të pandehurit Ergys Kastrati, si furnizuesi dhe ndërlidhësi mes anëtarëve të grupit dhe dhënësi i porosive për marrjen e parave në Itali. I pandehuri Igli Kamberi menaxhonte trafikimin në Itali dhe vendoste mbi destinacionin e përfitimeve. Ndërsa i pandehuri Edi Brahaj koordinonte zbatimin e porosive dhe kontrollonte transportuesit, duke i dhënë udhëzime për itinerarin, fotografimin, paketimin dhe fshehjen e parave. I pandehuri, Bardhok Gjergji përcillte porositë për marrjen e parave, duke u shfaqur si një prej hallkave të mekanizmit. I pandehur Lefter Nelaj transportonte paratë duke ndjekur udhëzimet e koordinuesve dhe duke dërguar fotografi të shumave të marra dhe ecurinë e grumbullimit dhe transferimit të vlerave monetare.

E pandehura Nevila Kamberi, bashkëshortja e të pandehurit, Igli Kamberi, administronte “arkën” e grupit, duke vendosur për shumën, transportuesit dhe destinacionin e parave në Shqipëri. E pandehura Dituri Buzi bashkëpunonte me të bijën,  Nevila Kamberi dhe të pandehurin Saimir Pirra për transferimin e shumave monetare nga Italia drejt Shqipërisë dhe ishte në dijeni të origjinës kriminale të aktivitetit, duke u bërë në mënyrë të vëtëdijshme pjesë aktive  e mekanizmit të ruajtjes dhe transferimit të vlerave monetare.

I pandehuri Saimir Pirra në koordinim me pjestarët e tjerë të grupit kriminal në Itali dhe Shqipëri, ka kryer transportimin fizik të shumave monetare gjatë dy episodeve të dokumentuara.I pandehuri Sokol Fusha ishte pjesë e zinxhirit të funksionimit të grupit kriminal duke transportuar vlera monetare të fshehura në vende të ndryshme, nga Italia në Shqipëri. 

Ndërsa e pandehura Idajete Kurti, me lidhje familjare me të pandehurin Igli Kamberi shërbente si person i besuar për marrjen dhe ruajtjen e përkohshme të parave nga banesa e tij, për të shmangur sekuestrimin. Hetimet vazhdojnë në Itali dhe Shqipëri për identifikimin e plotë të pjesëtarëve të grupit kriminal.


Vox Pop

Video