I dënuari dhunon punonjësin e policisë në burgun e Burrelit

26 Nëntor 2026, 20:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I dënuari dhunon punonjësin e policisë në burgun e Burrelit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i dënuar dyshohet se ka goditur me grushte një punonjës të policisë së burgjeve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë.

Sipas burimeve, efektivi i policisë së burgjeve A.B. ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Deri më tani, Drejtoria e Burgjeve nuk ka raportuar zyrtarisht për incidentin.

Ndërkohë, sipas burimeve, i dënuari D.Y. është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim.


Vox Pop

Video