Shqipëria ia dhuron vetë barazimin Islandës

6 June 2022, 22:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria ia dhuron vetë barazimin Islandës
Shqipëria ia dhuron vetë barazimin Islandës

Shqipëria e ka nisur me një barazim aventurën në grupin 2 të Ligës B në Nations League.

Kombëtarja shqiptare ka arritur të marrë një barazim 1-1 në transfertë ndaj Islandës.

Kuqezinjtë e Edy Reja-s zhvilluan një pjesë të parë të mirë, duke e mbyllur në avantazh 1-0 me një gol të realizuar nga sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi.

Por pjesa e dytë nisi tërësisht ndryshe. Gjimshiti gabon në largimin e topit brenda zonës, duke ia dhuruar atë kundërshtarëve, të cilët nuk e patën aspak të vështirë për të barazuar rezultatin.

Në vijim, Reja kryen disa zëvendësime për të marrë tri pikët, por i vetmi lojtar që arrin të nxjerrë skuadrën përpara është mbrojtësi i djathtë Ivan Balliu.

Megjithatë, kjo pikë në transfertë mund të quhet një rezultat pozitiv, duke qenë se tashmë Shqipëria do të luajë dy ndeshje në Tiranë.


Video