Sadio Mane është gjithnjë e më afër transferimit te Bayern Munchen. Sulmuesi senegalez ka edhe një vit kontratë në “Anfield”, por ai ka vendosur të provojë një tjetër aventurë.
Bayern Munchen shihet si destinacioni perfekt për 30-vjeçarin, teksa “The Reds” kërkojnë rreth 42 milionë paundë për ta lënë të lirë. Oferta e parë e Bayernit (21 milionë paundë) u refuzua nga klubi anglez.
Gjithsesi, kampionët e Gjermanisë po përgatisin një tjetër ofertë për sulmuesin afrikan. Sport 1 raporton se Bayerni ka gati 35 milionë euro + 5 milionë të tjera në formë bonusesh.
Propozimi i dytë i klubit bavarez i përafrohet kërkesës së Liverpoolit dhe së shpejti pritet të arrihet marrëveshja zyrtare për transferimin e Mane në Bundesliga.