Shqipëria do përballet sot me Islandën, s'do jenë Broja dhe Uzuni

6 June 2022, 11:29Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria do përballet sot me Islandën, s'do jenë
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të ketë sot ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Islandës.

Ekipi ndodhet në Reykjavik për tu përballur me këtë sfidë ndërsa do të mungojë Armando Broja dhe Myrto Uzuni.

Pasi la pas COVID-in, 20-vjeçari Broja është stërvitur veçmas te Chelsea dhe te kombëtarja shpresojnë ta kenë gati me 10 qershor kundër Izraelit. Ndërsa Uzuni u dëmtua dy ditë më parë.

Lajmet e mira janë stërvitja me grupin e Odise Roshit, Kristjan Asllanit dhe Klaus Gjasulës, të cilët kanë lënë pas dëmtimet dhe janë në dispozicion të Edy Rejas.

Sfida do të luhet mbrëmjen e sotme. Ndërkohë UEFA ka përzgjedhur edhe arbitrin, i cili do vendosë drejtësi në këtë ndeshje.

Ai është Craig Pawson pjesë e Premier League dhe që nga 2015 mban stemën e FIFA-s, por ndeshjet e rëndësishme i ka me pikatore.

Pawson ka një mesatare të kartonave të verdhë prej 4.18 për ndeshje.


Video