Tevez var këpucët: Me vdekjen e babait, humba tifozin tim numër një

4 June 2022, 18:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tevez var këpucët: Me vdekjen e babait, humba tifozin tim numër
Carlos Tevez duke festuar shënimin e një goli për Juventusin

Ish-sulmuesi i Manchester United, Manchester City, Juventusit dhe Argjentinës, Carlos Tevez ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.

Tevez, 38 vjeç, nuk ka luajtur me Boca Juniors që prej qershorit të 2021. Ai tha se kishte "bërë gjithçka" në karrierën e tij 20-vjeçare, por vdekja e babait të tij vitin e kaluar e bindi për t'u tërhequr, pavarësisht ofertave për të vazhduar.

“Unë ndalova së luajturi sepse humba tifozin tim numër një”, tha ai për America TV.

“Kam dalë në pension, është konfirmuar. Më kanë ofruar shumë gjëra, edhe nga SHBA. Por kaq, kam dhënë gjithçka”, tha Tevez.

Babai i tij, Segundo Tevez vdiq në moshën 58-vjeçare në shkurt 2021 pasi u infektua me Covid-19.

Tevez ka luajtur edhe për skuadrën braziliane Corinthians dhe për skuadrën kineze Shanghai Shenhua.

Në vitin 2004, ai fitoi medaljen e artë olimpike me Argjentinën në Athinë, duke bërë 75 paraqitje për vendin e tij deri në vitin 2015.


Video