Tani mund të luani me miqtë në Camp Nou, ja sa duhet të paguash

3 June 2022, 12:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tani mund të luani me miqtë në Camp Nou, ja sa duhet të
Camp Nou

Të luajnë në Camp Nou është ëndrra e shumë tifozëve. Për këtë arsye, Barcelona vendosi të hapë dyert e stadiumit të saj.

Me çmimin 300 euro për person nga data 6 deri më 11 qershor, fansat do të mund të përjetojnë përvojën e lojës me miqtë në stadiumin legjendar.

E promovuar përmes faqes zyrtare të klubit, nisma përfshin të paktën dyzet minuta lojë për një eksperiencë “reale”, ku përfshihen arbitri, trajnerët, stafi mjekësor, dhoma e zhveshjes dhe tuneli .

“Ky është viti i dytë në të cilin Klubi e realizon këtë përvojë unike në dispozicion të tifozëve të Barçës, duke u dhënë atyre mundësinë të luajnë në të një njëjtën fushë ku luajnë lojtarët e ekipit të parë për meshkuj dhe femra. Eksperienca kushton 300 euro për person dhe kërkon prenotim përmes faqes së Klubit”, shkruhet mes të tjerash në njoftim.


Video