LeBron James është zyrtarisht një miliarder. Ylli i Los Anxheles Lakers ka vlerën 1 miliard Dollarë sipas revistës “Forbes”, që e bëjnë atë basketbollistin e parë që vazhdon të luajë, që i bashkohet klubit të pasanikëve.
Njeriu tjetër i vetëm që vjen nga bota e basketbollit që e ka arritur këtë, është Xhordan, që e fitoi titullin 11 vite më përpara, kur aksionet e tij te Sharlot Hornets u rritën në 89.5% në 2014.
Gjatë karrierës së tij 19-vjeçare, James fitoi 385 milionë Euro, por ai e akumuloi pjesën më të madhe të pasurisë së tij jashtë parketit, duke bërë disa investime të goditura në biznes në vitet e fundit.
Investimet e ndihmuan atë që ta rriste vlerën e tij neto në 1 miliard Dollarë. James kishte shprehur dëshirën që të bëhej miliarder në vitin 2014 e më në fund e arriti atë.