VIDEO/ Plas keq grushti në ndeshjen Egnatia-Korabi, përleshje masive mes futbollistëve në fushë

31 May 2022, 20:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Plas keq grushti në ndeshjen Egnatia-Korabi, përleshje masive
Pamje nga sherri mes futbollistëve

Në futbollin shqiptar janë rikthyer sërish skenat e turpshme të dhunës ku futbollistët përleshen me grushte në fushën e lojës. Skena të tilla janë regjistruar në ndeshjen play-out mes Egnatias dhe Korabit.

Në prag të fundit të ndeshjes në fushën e ndeshjes shpërtheu grushti në fushën e lojës me skuadrat që përfshihen në një zënkë masive. Në fushën e blerë janë detyruar të futen stjuardët dhe forca të policisë për t’i ndarë dy grupet dhe për të qetsuar situatën.

Ndeshja u fitua me rezultatin 2 me 0 nga rrogozhinasit, duke siguruar kështu qëndrimin edhe për një tjetër sezon në Kategorinë Superiore.

 

 

 




Video