Thriller i Nadal, spanjolli kualifikohet dhe gjen rivalin e përjetshëm...Gjokoviç

29 May 2022, 21:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Thriller i Nadal, spanjolli kualifikohet dhe gjen rivalin e

Rafael Nadal do të përballet në çerekfinalet e French Open kundër rivalit të vjetër Novak Gjokoviç, pasi fitoi një ndeshje tërheqëse me pesë sete me kanadezin Felix Auger-Aliassime në Paris.

Spanjolli 35 vjeç, humbi sete për herë të parë në turnetë e këtij viti, por i rikuperua për të fituar 3-6 6-3 6-2 3-6 6-3.

Fituesi kryesor Gjokovic mposhti nga ana tjetër pa vështirësi tenistin Diego Schwartzman.

35-vjeçari serb rezultoi në nivelin e tij më të mirë deri më tani në turne për të fituar 6-1 6-3 6-3 në ndeshjen e tij të raundit të katërt.

Përplasja në çerekfinale mes Nadal dhe Gjokoviç do të jetë e 59-ta mes tyre në të gjithë karrierën, një rekord për meshkuj.

Ndërkohë, Alexander Zverev rezervoi vendin e tij në çerek-finale, pavarësisht nga një paraqitje të dobët kundër spanjollit, Bernabe Zapata Miralles.

25-vjeçari gjerman do të përballet më pas me fituesin e takimit të sesionit të së dielës mbrëma mes adoleshentit spanjoll Carlos Alcaraz dhe Karen Khachanov.


Video