Evangjeli Veli ngjit Shqipërinë në majën e podiumit, dy medalje në Europianin e Peshëngritjes

29 May 2022, 19:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Evangjeli Veli ngjit Shqipërinë në majën e podiumit, dy

Evangjeli Veli është kampione e Europës në peshëngritjen për femra deri në 55 kg për femra. Rezultati historik i jep për herë të parë Shqipërisë medaljen e artë për femra.

Peshëngritësja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medalje argjendi.

Veli ngriti 95 kg në shkëputje dhe u rendit e para, ndërsa në shtytje fillimisht luajti me 108 kg, duke e ngritur të sigurt.

Në fund ajo ngriti 113 kg, po aq sa Konotop Kamila, e cila e ngriti e para këtë peshë dhe përfitoi nga rregullorja për të marrë medaljen e artë.

Evangjeli Veli ngjit Shqipërinë në majën e podiumit, dy


Video