Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia italiane ka vënë nën hetim një burrë 45-vjeçar, pasi akuzohet se ka detyruar dy djemtë e tij, 8 dhe 6 vjeç, që të qethin kokën duke "gdhendur" në të stemën e ekipit të Juventusit, ekipit të tij të preferuar.
Kjo ka hasur kundërshtinë e dy vëllezërve, pasi nëse e bënin, do talleshin pa mëshirë nga shokët e klasës të cilët janë tifozë të Romës dhe Lazios.
Kërkesa e babait ka acaruar dhe gruan e tij, e cila ka telefonuar menjëherë për ndihmë policinë, të cilët më pas kanë vënë nën hetim bashkëshortin e saj.