
Në “Stade De France” të Parisit po luhet finalja e Champions League mes Liverpoolit dhe Real Madridit.
Në minutën e 42 Benzema shënon në portën e Liverpool, por gjyqtari e anulon golin. Ndërhyn sistemi VAR dhe goli quhet i parregullt kështu mbyllet edhe pjesa e parë 0:0.
Kujtojmë se pas 3 njoftimeve për shtyrje më në fund ka nisur ndeshja finale e Champions League në orën 21:36. Tashmë trazirat e tifozëve për të hyrë në stadium janë lënë pas dhe në fushë do shijohet spektakli i futbollistëve.
Finalja e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid luhet në stadiumin ‘Stade de France’. Do jetë kurorëzimi i fituesit më të madh të këtij sezoni, pasi me përfundimin e kësaj ndeshje në kontinetin e vjetër mbyllet gjithçka në nivel skuadrash.