Sot do të përcaktohet fituesi i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2021-2022, pasi në orën 19:00 do të luhet finalja mes Laçit dhe Vllaznisë në "Air Albania".
Të dy ekipeve nuk do t'ju mungojë lojtari i 12-të, pasi drejt kryeqytetit kanë zbarkuar një numër i lartë tifozësh. Siç e kanë bërë traditë tashmë në shumë finale kupe ku kanë marrë pjesë, tifozët kurbinas kanë ardhur me makinat e tyre "luksoze" drejt kryeqytetit.
Siç duket dhe nga videot e mëposhtme, në pamje mbizotëron ngjyra bardhezi e flamujve dhe shajeve "Para Laçi", teksa nuk mungojnë dhe boritë e makinave dhe brohoritjet.
Sot pritet të dhurohet spektakël në tribuna pasi pritet një numër i lartë tifozësh dhe të ekipit të Vllaznisë.
View this post on Instagram