VIDEO/ Brazili i papërmbajtshëm, i shënon 5 gola Koresë së Jugut

2 June 2022, 17:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Brazili i papërmbajtshëm, i shënon 5 gola Koresë
Brazili

Brazili ka arritur të konfirmohet edhe një herë si një ndër pretendentët kryesorë në Botërorin e Katarit, pasi sot ka arritur të mposhtë me rezultatin e thellë 1-5 Korenë e Veriut. Ndeshja miqësore u luajt në kryeqytetin e shtetit aziatik, Seul.

Sfida nisi mirë për Brazilin, i cili gjeti një gol shumë të shpejtë me Richarlison. Më pas rezultati u barazua nga Huang Ui-Jo në minutën e 31’.

Në fundin e pjesës së parë ishte Neymar i cili shënoi për të kaluar sërish brazilianët në avantazh dhe më pas loja foli vetëm për “Seleçaot”. Fraksionin e dytë të lojës shënuan sërish Neymar me penallti, Coutinho dhe Gabriel Jesus.

Kjo ishte një provë e rëndësishme për skuadrën e Tite, e cila tani do të bëhet gati për sfidën miqësore me Japoninë pas katër ditësh. Kjo e fundit fitoi përballë Paraguait me shifrat 4-1.


Video