"Sa të mëdha i ke të pasmet", Pique-s i del një tjetër tradhti ndaj Shakirës, mesazhe intime me modelen braziliane

5 June 2022, 17:48Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Sa të mëdha i ke të pasmet", Pique-s i del një
Suzy Cortez, Shakira dhe Gerard Pique

Shakira dhe Gerard Pique i dhanë fund pas më shumë se një dekade romancës së tyre, teksa kjo gjë është konfirmuar nga vetë çifti. Sipas mediave spanjolle futbollisti ka tradhtuar këngëtaren kolumbinane dhe kjo ka qenë arsyeja e ndarjes.

Por duket se për momentin Pique është në krye të skandaleve. Menjëherë pas konfirmimit të divorcit, modelja braziliane, Suzy Cortez ka treguar mesazhet intime që i vinin nga futbollisti.

Pique thuhet se ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë për një periudhë të konsiderueshme kohore gjatë viteve 2016 dhe 2018 me modelen që ka qenë disa herë në kopertinën e Playboy-t.

Suzy Cortez foli për gazetën me bazë në Nju Jork, El Diario NY dhe zbuloi se ajo u takua me qendërmbrojtësin përmes ish-presidentit të Blaugranas, Sandro Rosell.

“Ishim miq me ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell. Kur Pique e mori vesh, më kërkoi numrin dhe më dërgoi një mesazh. Kur u ktheva në Brazil, më dërgoi një mesazh direkt në Instagram – të cilin e fshiu. Ai më shkruante çdo ditë – duke më pyetur se kur do të kthehesha në Evropë dhe gjithmonë më pyeste se sa e madh ishte prapanica ime”, u shpreh Cortez.

Suzy Cortez nuk është përmbajtur në intervistën e saj dhe i ka dhënë Gerard Pique një goditje tjetër. Sipas citimeve të saj, ish-lojtarët e Barcelonës, Lionel Messi dhe Philippe Coutinho ishin të vetmit anëtarë të skuadrës në atë kohë që nuk i dërgonin mesazhe të atij lloji.

“Ai [Pique] ishte që më dërgoi mesazhin më të drejtpërdrejtë. Të vetmit lojtarë të Barcelonës që nuk më dërguan kurrë asgjë ishin Messi dhe Coutinho. Ata janë burra të mrekullueshëm dhe i respektojnë shumë gratë e tyre”, deklaroi ajo.


Video