Formacioni kundër Islandës, nuk ka surpriza nga Edi Reja

6 June 2022, 19:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Formacioni kundër Islandës, nuk ka surpriza nga Edi Reja
Formacioni kundër Islandës, nuk ka surpriza nga Edi Reja

Shqipëria nis sot në orën 20:45 edicionin e tretë të Nations League në transfertën ndaj Islandës.

Trajneri Edi Reja ka zgjedhur formacionin titullar të sfidës së sotme. Skema është e njëjta: 3-5-2.

Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Keidi Bare do të jenë mungesat për Shqipërinë në transfertën islandeze.

Kështu në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha dhe para tij treshja e konsoliduar e mbrojtjes Ardian Ismajli- Marash Kumbulla- Berat Gjimshiti. Në krahët e mesfushës do të luajnë Elseid Hysaj nga e majta dhe Ivan Balliu në të djathtë, me këtë të fundit që ka rritur ndjeshëm nivelin në sezonin e sapo-mbyllur dhe ka fituar një vend në formacionin e më të mirëve.

Formacioni kundër Islandës, nuk ka surpriza nga Edi Reja

Në qendër të mesfushës konfirmohet Klaus Gjasula, që do të mbështetet nga Amir Abrashi i rikthyer nga dëmtimi dhe Endri Çekiçi më i avancuar, ndërsa Kristjan Asllani do ta nisë nga stoli, për t’u përdorur në pjesën e dytë.

Nuk ka dilema as në sulm, teksa në krah të Cikalleshit, besimi do t’i jepet bomberit të Superiores, Taulant Seferi, me Bekim Balajn dhe Giacomo Vrionin që do ta nisin nga pankina.

Ndërkohë, kombëtarja e Islandës do të zbresë në fushë me skemën 4-3-3. Trajneri Arnar Vidarsson ka bërë tre ndryshime krahasuar me barazimin 2-2 ndaj Izraelit në Haifa.

Formacioni kundër Islandës, nuk ka surpriza nga Edi Reja



Video