Ndërhyrje për burg, ish-mbrojtësi i United godet me shqelm në kokë lojtarin e River Plate (Video)

12 September 2022, 18:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndërhyrje për burg, ish-mbrojtësi i United godet me shqelm
Ndërhyrje për burg

Ashtu si gjithnjë, derbi mes Boca Juniors dhe River Plate nuk mund të përfundojë si një ndeshje e zakonshme futbolli.

Edhe në sfidën e së dielës që u mbyll me rezultatin 1-0 për Boca Juniors, u evidentua një ndërhyrje tejet e rrezikshme nga ana e mbrojtësit të Bocas, Marco Rojo.

Teksa luhej minuta e 97-të dhe vendasit ishin duke mbrojtur avantazhin, ish-lojtari i Manchester United ndërhyn me takë në kokën e kundërshtarit.

Arbitri nuk e toleron dhe menjëherë i tregon kartonin e kuq ndërsa për fat, kundërshtari e kalon këtë situatë të vështirë dhe nuk pëson ndonjë dëmtim serioz.


Video