Thomas Tuchel ishte kthyer në një problem për yjet e Chelsea me sjelljen e tij. Futbollistët urrenin që të luanin afër pankinës, pasi nuk duronin dot më që të dëgjonin trajnerin që ankohej dhe qahej afër tyre.
Gjermani nuk i kursente kritikat për lojtarët dhe i bezdiste me të bërtiturat e tij, e kjo ishte bërë e padurueshme për titullarë. 49-vjeçari u shkarkua nga klubi londinez pas humbjes në takimin e parë të Ligës së Kampioneve kundër Dinamo Zagrebit.
Pronari i ri Todd Boehly me largimin e tij tregoi se ai është po aq mizor sa edhe paraardhësi i tij, Roman Abramovich. Tabloidi anglez “The Sun” tregon për shqetësimet e futbollistëve dhe se si ata, e po ashtu edhe pronari i ri amerikan e kishin humbur besimin te 49-vjeçari.
Sezoni nuk ka nisur mirë për “Blutë e Londrës”, që kanë humbur dy nga gjashtë takimet e tyre, ndërsa gjenden në vend të gjashtë me 10 pikë të grumbulluara.