Nëse e mendoni Cristiano Ronaldon si atë fitues të 5 topave të artë, e keni gabim, pasi forma e tij në moshën 37-vjeçare po lë për të dëshiruar.
Këtë gjë e tregoi edhe ndeshja kundër Real Sociedad në Europa League, ku ylli portugez shpërdoroi pafund dhe humbi shumë topa në zonë për gjatë gjithë 90 minutëshit. Një herë të vetme që Ronaldo arriti ta çonte topin në rrjetë, gjyqtari ia anuloi për pozicion jashtë loje.
Manchester United e humbi ndeshjen 1-0 me miqtë nga Spanja që shënuan me Brais Mende nga pika e bardhë e penalltisë.
Momente e shpërdorimit të Ronaldos para porte po bëjnë xhiron e rrjetit, teksa të shumtat kanë qenë dhe komentet kundër tij. Kjo ishte ndeshja e dytë që Ronaldo aktivizohej titullar për këtë sezon dhe siç duket, koha po i jep të drejtë trajnerit Erik ten Hag.
Për më tepër, nga shpërdorimet e Cristiano Ronaldos përballë Real Sociedad, ndiqni dy videot e mëposhtme.