Eurobasket / Italia ‘fundos’ Serbinë, Franca fiton në frymë të fundit ndaj Turqisë

11 September 2022, 20:29Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Eurobasket / Italia ‘fundos’ Serbinë, Franca fiton në

32 pikët e Nikola Jokiç nuk i mjaftuan Serbisë që të kalonte Italinë në fazën e një të tetave të Eurobasket.

Italianët triumfuan falë lojës kolektive, duke kaluar në çerekfinale pas rezultatit të përgjithshëm 94 me 86.

Me këtë fitore, Italia konfirmon formën e mirë të ekipit dhe forcon pozitat si pretendente, nisur nga fakti që në nisje të kompeticionit, Serbia konsiderohej si një prej pretendenteve kryesore për t’u shpallur kampione.

Turqia, një tjetër pretendente për titull u eleminua nga Franca në një ndeshje që u deshën sekondat shtesë për të shpallur fituesen. Në fund, francezët gëzuan falë rezultatit 87 me 86.

Këto rezultate përcaktojnë çerekfinalen e parë, që është mes Italisë dhe Francës.


Video