Divorci i shekullit në Itali, zbërthehet Toti: Ilaria më tradhtoi e para dhe me mori orët Rolex

11 September 2022, 19:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Divorci i shekullit në Itali, zbërthehet Toti: Ilaria më tradhtoi
Francesco Totti dhe Ilarya Blasi

Françesko Toti ka zgjedhur të heshtë pas divorcit të bujshëm me Ilaria Blazin. Heshtja e tij ushqeu zërat se shkak i ndarjes së çiftit ishte tradhtia e ish-kapitenit të Romës.

Por, ish-futbollisti ka thyer heshtjen për atë që quhet si divorci i shekullit në Itali dhe në një intervistë të gjatë për Corriere fajëson ish bashkëshorten. Ai thotë se ajo e ka tradhtuar e para.

“Në shtator të vitit të kaluar, nisën të më vinin zëra: shih se Ilary ka një tjetër. Madje, më shumë se një. Më dukej e pamundur, por gjeta mesazhet. Në 20 vite, asnjëherë nuk e kisha kontrolluar telefonin e saj dhe as ajo celularin tim. Por, kur më erdhën zëra nga njerëz të ndryshëm, te të cilët kam besim, fillova të dyshoj. I hodha një sy celularit e vura re që një person i tretë bënte ndërmjetësin mes Ilarias e një tjetri”

“Emrin nuk e them. Eshtë dikush plotësisht i ndryshëm nga unë, që i përket një bote shumë të largët me timen, për fat të mirë! U shokova. Jo vetëm për faktin që Ilary kishte një tjetër, por edhe për interesin e saj ndaj një personi të tillë”, deklaron Totti.

Ish-Kapiteni legjendar i Romës thotë se ai e ka nisur lidhjen me Noemin pas vitit të ri, ndërsa Ilarian e akuzon se i ka vjedhur edhe orët Rolex.

“Ajo shkoi me babanë e saj për të zbrazur kutitë e kasafortës dhe më mori koleksionin e orëve. Nuk ka lënë as garancitë, as kutitë. Ka disa Rolexe shumë të vlefshme. Ai pretendon se ia kam dhënë; por nëse janë ora për meshkuj… refuzoj të mendoj se është çështje parash. Nëse ka ndonjë gjë, është një inat. Dhe çfarë duhej të bëja? I fsheha çantat asaj, duke shpresuar për një shkëmbim… Por nuk kishte se si”, shton ish-futbollisti.

 


Video