Autobusi i kombëtares bullgare të futbollit është përplasur në Gjeorgji, ku ndodhet për ndeshjen e Ligës së Kombeve për ndeshjen e së dielës me skuadrën kombëtare vendase.
Lajmin e ka konfirmuar federata bullgare e futbollit.
“Ekipi kombëtar pësoi një aksident të rëndë rrugor pasi mbërriti në Tbilisi, rrugës për në hotelin e ekipit, shoferi i njërit prej dy autobusëve që transportonin ekipin tonë humbi kontrollin e automjetit”, thuhet në deklaratë.
“Pas përplasjes mesfushori Todor Nedelev u transportua në spitalin lokal, ku aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve të plota klinike. Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi i kombëtares bullgare janë mirë”, thuhet në shënimin e Federatës Bullgare të Futbollit.