Formacioni zyrtar: Reja ndryshon sulmin dhe gjysmën e mesfushës

10 June 2022, 19:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Formacioni zyrtar: Reja ndryshon sulmin dhe gjysmën e mesfushës
Tifozët duke hyrë në Air Albania

Shqipëria do të luajë sonte me Izraelin në ndeshjen e dytë në grup, në Ligën e Kombeve. Shqipëria kërkon edhe fitoren e parë, që do t’i ngjiste kuqezinjtë në krye të renditjes.

Pas barazimit me Islandën katër ditë më parë, trajneri Reja ka bërë plot 5 ndryshime në formacion, duke ulur në stol Kumbullën, Gjasulën, Çekiçin e Seferin, teksa Cikalleshi po kalon një gjendje gripale.

Marrin vendin në formacion Veseli në treshen e mbrojtjes, dyshja e Empolit Asllani-Bajrami dhe Uzuni e Armando Broja në sulm, që do të kenë misionin për të dërguar topin në rrjetë.

Nga ana tjetër, Izraeli e nis me skemën 4-3-3 aty ku Solomon i Shakthar Donetsk, Weissman i Valladollid dhe Abada i Celtic.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë:

Formacioni zyrtar: Reja ndryshon sulmin dhe gjysmën e mesfushës

Izraeli (4-3-3): Marciano, Leidner, Miguel Vitor, Goldberg, Dasa, Jaber, Peretz, Karzev, Solomon, Weissman, Abada


Video