Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Matko Djarmati nuk është më drejtor sportiv i Vllaznisë.
Kroati largohet pas dy vitesh nga shkodranët, që në dy sezone fituan Kupën e Shqipërisë dhe vjet dolën nënkampionë.
“KF Vllaznia bën të ditur se kontrata me drejtorin sportiv z. Matko Djarmati ka përfunduar. Në këto rrethana, duke e falënderuar për punën e mirë që ka bërë në
këto dy vite që ka qenë pjesë e klubit tonë, i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, njofton klubi shkodran.
Tashmë mbetet të shihet se kush do ta pasojë Djarmatin në rolin e drejtorit sportiv.
Një dorë në lidhje me merkaton pritet ta japë edhe trajneri Mirel Josa, me të cilin shkodranët fituan Kupën.