Albin Kurti siç nuk e keni parë kurrë, feston golin e Kosovës si një ultras (VIDEO)

9 June 2022, 22:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albin Kurti siç nuk e keni parë kurrë, feston golin e
Albin Kurti siç nuk e keni parë kurrë

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, lë gjithmonë imazhin e një politikani serioz. Por këtë herë ka hequr për disa momente kostumin e politikanit. Ai ishte i pranishëm në tribunën e stadiumit “Fadil Fokrri” për të ndjekur nga afër përfaqësuesen “dardane” ndaj Irlandës së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.

Një video e shpërndarë në internet është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, teksa shihet Kurti duke festuar golin e Kosovës në këtë sfidë. Ai është i pari nga të pranishmit në tribunë që ngrihet në këmbë me duart lartë duke festuar si një ultras i skuadrës.


Video