Reja shpërthen ndaj lojtarëve: Pa mend në fushë

11 June 2022, 08:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reja shpërthen ndaj lojtarëve: Pa mend në fushë
Trajneri i Kombëtares, Edy Reja

Trajneri i kombëtares shpërtheu ndaj lojtarëve në fund të takimit të humbur me përmbysje me Izraelin.

“Ua dhuruam golin e barazimit në pjatë të artë. Nuk mund të bëhet një dalje e tillë, duhet edhe koka kur je lojtar, duhet arsyetuar në fushë. Ishim vetëm me Gjimshitin dhe Veselin te goli i tyre. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë. Ishim agresivë dhe i vumë në vështirësi”, deklaroi ai.

Italiani tha se Shqipëria nuk është favorite në grup, edhe pse ka vetëm Izraelin dhe Islandën, ndërsa fajësoi lojtarët për gabime amatoreske dhe papjekuri në fushë.

“Jo se skuadra nuk ka aftësi, por bën gabime. Duhet të lexosh në fushë, unë mund të jap instrumentet, por janë lojtarët që duhet të kuptojnë se kush është momenti i rrezikut. Duhet përulësi dhe modesti, kështu arrihen rezultatet. Bëmë një gabim te goli i pare, që një skuadër normale nuk e pëson. Nga pikëpamja individuale skuadra dha çfarë kishte, por duhet përdorur pak më shumë koka. Kjo është e gjitha”, deklaroi trajneri.

 


Video