Izraeli përmbys gjithçka, VAR i heq një gol Shqipërisë (VIDEO)

10 June 2022, 21:42Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Izraeli përmbys gjithçka, VAR i heq një gol

Shqipëri-Izrael ishte ndeshje për t’u fituar me çdo kusht nga kuqezinjtë për të marrë vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve, por që nuk ia arritën.

Kuqezinjtë e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh falë një goli të Armando Brojës nga pika e bardhë e penalltisë.

Por në minutë e 57, edhe për shkak të mbrojtjes që ishte vendosur keq, Izraeli ka barazuar me një super gol të Solomon.

Në minutën e 73, Izraeli na ndëshkon sërish. Një goditje nga distanca, nuk zotërohet mirë nga Berisha, që e lë për topin në zonë dhe aty Izraelitët shënojnë me një kombinim të thjeshtë. Sërish Solomon dërgon topin në rrjetë.


Një minutë më pas, Hysaj shënon, por VAR anulon golin për pozicion jashtë loje.

Goli i Brojës:


Video